Ky emision i ideuar dhe realizuar nga gazetari Lorenc Shehu, ka karakter social, ekonomik, kulturor, turistik, fetar, sportiv, si dhe pasqyron jeten e personave apo komuniteteve qe kane lene gjurme ne sektore te ndryshem te jetes. Emisioni krahas rrugetimit qe ben ne treva te ndryshme te shqiperise ka nisur te pergatise edhe emisione per shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise. Autori i emisionit Gjurmet Lorenc Shehu, falenderon te gjithe ata personazhe qe janë bërë pjesë e këtij emisioni. Emisioni Gjurmet është transmetuar nepermjet valeve të televizionit Ntv, ku ka punuar gazetari Lorenc Shehu për disa vite. Po ashtu emisioni gjurmet transmetohet dhe në dy kanalet e youtube - Emisioni Gjurmet dhe - Emisioni Gjurmet 2 si dhe në kanalin në Facebook Emisioni Gjurmet.
Në vjeshtën e vitit 2020 autori Lorenc Shehu duke nisur punën si redaktor i lajmeve per Zjarr televizion në sektorin e lajmeve e realizon dhe transmeton emisionin Gjurmet ne kete kanal televiziv.