Ky kanal dhe te gjitha videot e publikuara mbrohen ligjerisht nga DOZA, ndalohen Re-Upload-imet ne kanale te tjera.
Mario Dino, i njohur si DOZA MC ose DOZA, është autor, tekstshkrues, beat-maker, producent dhe sound engineer me mbi dy dekada në skenën shqiptare të Hip-Hop-it. Përmes muzikës së tij, DOZA MC përcjell ndjenja, ide dhe përvoja personale të ndërthurura me mesazhe sociale, kulturore dhe motivuese. Katalogu i tij përfshin këngë storytelling, dramë, dashuri, humor, si dhe tema ezoterike/okulte, duke e bërë atë unik dhe universal. Albume si Qesh pak! Pse kaq serioz?, Ndërhyrje në Matricë si dhe bashkëpunimet me artistë si BimBimma, D.M.K, AroGanti, G-UP, TruPak, G-Bani, 2die4 e të tjerë, kanë konsoliduar suksesin e tij në skenën “Underground”. Ai ka depërtuar edhe tek publiku më i gjerë me hite si Mami & Babi, Vetëm ty, Dua të dehem etj.
Mund ti gjeni të gjitha këngët e DOZA MC si dhe rrjetet e tij sociale në linqet më poshtë 👇
Joined 10 May 2011