Unë jam Alqi Bllako, 33 vjeç. Kam lindur në Kolonjë. Jam rritur, kam studiuar dhe kam krijuar familje në Tiranë me bashkëshorten time Odeta. Jam baba i tre fëmijëve të mrekullueshëm, vajzës Adora 5 vjeç dhe binjakëve të sapolindur, Alexandër dhe Anton.
Jam diplomuar si student i ekselencës me medalje ari për Financë në Universitetin e New York-ut. Po, ashtu, si student i ekselencës, kam kryer dy studime pasuniversitare, Financë/Kontabilitet, Bankë e Tregje Financiare.
Kudo ku kam shërbyer, në postet e larta drejtuese duke nisur nga Ministria e Mjedisit dhe, së fundmi në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës – Kanalizimeve besoj se kam bërë më të mirën për interesin publik.
Këtë model suksesi të ndjekur ndër vite, me ekipet që kam punuar si në sektorin privat apo në atë publik, dua ta çoj përpara jo më si profesionist dhe drejtues i lartë ekzektutiv, por si pjesë e legjislati