Françesk Radi (13 Shkurt 1950 - 03 Prill 2017).
Është kantautori i parё i muzikës së lehtë moderne shqiptare. I përket brezit të artistëve të viteve 1970. Ai solli risi nё këtë zhanër. Krijimtaria muzikore e Radit karakterizohej nga një shkëputje nga formatet klasike të trajtimit të këngës së lehtë, duke shtuar këtu dhe vokalin origjinal të tij të distancuar nga formati i kantilenës lirike.
Është diplomuar për kontrabas në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë më 1974. Zotёronte disa instrumente: kitarё, kitarё bass, kontrabass, piano, mandolinё, si dhe instrumente popullorё si çifteli e sharki. Si njohёs i mirё i tyre, i bёri pjesё tё krijimtarisё sё tij muzikore. Ai la pas një fond të pasur këngësh të muzikës së lehtë, këngësh popullore të orkestruara e të kënduara prej tij dhe të risjella për kohën nën ritme të moderuara, ndër më të spikaturat. Vlerësohet si kantautori me krijimtarinë më të pasur. Interpretimet e tij janë pjesë e fondit “ Zëra të Artë “ të muzikës shqiptare.