Podcasti Mjekësor: Brataj & Rreli është një platformë ku shëndeti nuk është vetëm një profesion, por një mision dhe pasion i përbashkët në qendër të vëmendjes. Podcasti prezantohet nga dy emra të spikatur të mjekësisë së urgjencës dhe shëndetit mendor në Shqipëri nga Dr. Skender Brataj, dhe Dr. Arjana Rreli.
Çdo javë, do të sjellim tema aktuale dhe edukative në mjekësi:
Urgjencat: Raste nga puna e përditshme që hedhin dritë mbi sfidat dhe emocionet e punës së mjekut të urgjencës.
Shendeti Mendor dhe Aspektet e tij.
Mjekësia 360 Grade.
Këshilla praktike: Si të kujdesemi për vetveten dhe të afërmit, si të japim ndihmën e parë në situata të ndryshme.
Sistemi shëndetësor: Sfida, arritje dhe risi që ndikojnë në shëndetin publik.
Informacione të sakta që ndihmojnë qytetarin të bëjë zgjedhje të duhura.
Ky podcast synon të jetë një urë lidhëse midis profesionistëve të mjekësisë dhe komunitetit të gjerë, duke ofruar një hapësirë ku edukimi, ndërgjegjësimi dhe mbështetja ndërthuren.