PASQYRA SHQIPTARE është një emision televiziv i përjavshëm në gjuhën shqipe, që transmetohet nga stacioni kanadez me mbulim kombëtar OMNI 1 Toronto. Ka natyrë kulturore dhe informuese dhe nëpërmjet gjinive të ndryshme televizive si reportazhet, kronikat, portretet dhe dokumentarët, sjell jetën kulturore të shqiptarëve të Kanadasë, shqetësimet dhe arritjet e tyre si dhe figura dhe ngjarje të rëndësishme të kulturës shqiptare.
PASQYRA SHQIPTARE: çdo të diel ora 21.30 në OMNI 1, Toronto. Kalendarin e plotë javor e gjeni te: www.omnitv.ca/on/en/shows/pasqyrashqiptare/