3GO është një podcast në shqip, që sjell rrëfime të njerëzve të suksesshëm në fushat e ndryshme dhe ju jep mundësinë të zbuloni udhëtimet e tyre drejt suksesit. Emri "3GO" lexohet si "trego" në gjuhën shqipe, që nënkupton "me tregu".
Përtej intervistave të thjeshta, ne ofrojmë një platformë ku mysafirët mund të shprehin vlerat, sfidat, mësimet, historitë dhe përvojat që i kanë ndihmuar të arrijnë aty ku janë sot.
Gjatë bisedave me Valon Canhasi, hostin e podcastit, mysafirët që ftohen janë udhëheqës të industrisë, sipërmarrës, krijues, dhe shumë të tjerë që janë të gatshëm të tregojnë historitë e tyre të suksesit me dëgjuesit.
Synimi i #3GO është të ofrojë një përvojë të pasur për dëgjuesit, duke u ofruar frymëzim, njohuri dhe shembuj e mësime me vlerë që mund t'i ndihmojnë ata të kuptojnë se çfarë është e nevojshme për të arritur suksesin.
Podcast-i publikohet në platforma të ndryshme si YouTube, Spotify, dhe Apple Podcast.
Ju ftojmë të na ndiqni në këto platforma!